Lajme

Shtëpia e Bardhë: S’duket afër marrëveshja për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite

01/26/2024 22:54
nga:Y I

Shtëpia e Bardhë ka thënë se një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura izraelite ende nuk duket afërt.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby tha se nuk kishte “zhvillime të afërta”, megjithëse ai u shpreh se bisedimet e fundit kanë qenë produktive.

“Ne kemi shpresë për përparimin, por nuk pres, nuk duhet të presim ndonjë zhvillim të afërt”, është shprehur ai.