Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi francez Olivier Giroud shprehet se ende nuk ka asnjë ide për të ardhmen e tij.
Kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor, ndaj ai pret ende të mësojë se ku do të luajë sezonin e ri.
“Nuk e di ende se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por e di që ndihem mirë këtu dhe se kam bërë gjëra të shkëlqyera me Milanin. E jona është një histori dashurie. Nuk e kemi trajtuar ende temën e rinovimit me klubin, do të shohim dhe do të vendosim më vonë”, tha Giroud.
“Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të fokusuar në objektivat e ekipit”, u shpreh më tej 37-vjeçari.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Stefano Pioli dhe të ardhmen e trajnerit kuqezi.
“A duhet të qëndrojë Pioli? Kur ishte në stuhi fola me të, gjithmonë duke i dhënë mbështetjen time. Unë i thashë: “Edhe unë kam qenë atje, nëse keni nevojë për mua, unë jam gjithmonë atje“, tha Giroud.
“Kur shënova kundër Romës, festova edhe për të. Trajneri dhe unë kemi një marrëdhënie besimi reciprok. Gjithmonë jap gjithçka për të dhe për ekipin dhe ai e di këtë”, tha francezi.