Gazateri, Ermal Panduri, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka dhënë përgjigje në pyetjet se me cilën parti është dhe se a ka miqësi me Kurtin.
“VV-ja po thotë që jam me PDK-në, PDK-ja po thotë që jam me LDK-në, LDK-ja që jam me VV-në, askuj nuk i bjen taman në asnjë moment”, deklaroi Panduri.
I njëjti ka theksuar se është takuar vetëm njëherë me Albin Kurtin.
“Në fakt, Albin Kurtin në intervistën e parë në Debat Plus në kohë pandemie në ka rastis që pas intervistës të takohemi bashkë me panelistët e tjerë dhe ta pijmë nga një gotë. Nga ai moment nuk kam patur asnjë takim me Albin Kurtin, i bie që po studiove televizive ta kem takuar Albin Kurtin, 1 herë”, u përgjigj Panduri raporton Gazeta Blic.
VIDEO


