Deputeti PDK-së Ardian Kastrati në një intervistë për GazetaBlic ka deklaruar se nuk kanë kërkuar zgjedhje këtë vit.
Kastrati ka kritikuar Qeverinë Kurti për keq-qeverisje, teksa shton se po katandiset Kosova.
“Zgjedhjet parakohëshme nuk kemi kërkuar këtë vit, por kemi kërkuar një konsistencë gjatë këtij mandati. Qeveria ka vërtetuar se me keq qeverisjen e saj, me pa aftësinë e saj për të menagjuar dhe projektet më të vogla po e katandisë Kosovën në një mjërim total, kështu që në zgjedhje duhet të shkohet sepse nga kjo qeveri vendi po kthehet si i pa jetesë“, tha ai për GazetaBlic.
Duke folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, Kastrati shton se PDK-ja si çdo parti tjetër synon me dal e para teksa nuk përjashton edhe një koalicioni të përbashkët me ndonjë parti opozitare.
“Natyrisht që PDK-ja si çdo parti tjetër synon me dal e para dhe me formu koalicionin me ndonjë parti tjetër për qeverisje të ardhshme”, tha Kastrati.
Tutje, Kastrati ka folur edhe për aneksinn e Ohrit ku thotë se kërkesa për nënshkrim është vetëm një gënjeshtër e kryeministrit Kurti, pasi marrëveshja sipas tij, tashmë është obligative.
“Nuk ka nevojë për nënshkrim, kjo është rrenë e Kurtit dhe mashtrim i tij. Momentin që është pranuar marrëveshja, është shndërruar në obligative”, tha Kastrati.
Më poshtë gjeni intervistën e plotë: