Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka njoftuar se do të largohet nga Liverpool në fund të këtij edicioni.
Pas njoftimit për largimin e tij, në rrjetet sociale janë shfaqur dy emra që mund të jenë pasues të Jurgen Klopp tek Liverpool, përcjell GazetaBlic Sport.
Emri i trajnerit që po shkëlqen në Gjermani, Xabi Alonso dhe ai i trajnerit të shkarkuar nga Roma, Jose Mourinho janë përfolur si emra të mundshëm për këtë pozitë.
Trajneri Xabi Alonso e ka komentuar këtë çështje para pak minutave: Sinqerisht…nuk kam një përgjigje të drejtpërdrejtë (qesh). Jam i lumtur këtu tani, kjo është e sigurt, dhe mendoj vetëm për Leverkusenin”.
/GazetaBlic Sport/


