Aksidenti automobilistik që shkaktoi vdekjen e tre tifozëve të Sevillas këtë të enjte ka sjellë edhe një tjetër fatalitet, një djalë 16-vjeçar.
I mituri e kishte kaluar natën në terapi intensive në spitalin Cidade Real, por iu nënshtrua plagëve të marra dhe ndërroi jetë këtë të premte, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai është viktima e katërt fatale e aksidentit që humbi jetën. Tifozët humbën jetën në një aksident automobilistik teksa ishin nisur drejt kryeqytetit spanjoll, ku do të zhvillohet ndeshja çerekfinale e Kupës së Spanjës.
Viktimat po udhëtonin me makinë për të parë ndeshjen e Sevillas me Atlético Madrid, për Kupën e Mbretit, kur ndodhi aksidenti.
/GazetaBlic Sport/


