Lajme

ShBA krijon kanal me Izraelin për të diskutuar mbi viktimat civile

01/25/2024 23:40
nga:Genita C

Dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar një kanal me Izraelin për të diskutuar shqetësimet rreth incidenteve në Gaza ku civilë janë vrarë ose plagosur.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken krijoi kanalin me kabinetin e luftës të Izraelit pas një takimi në fillim të këtij muaji, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.

Gjatë takimit, Blinken kishte shprehur shqetësimin për raportet e vazhdueshme të sulmeve izraelite që ose goditën objekte humanitare ose rezultuan në një numër të madh civilësh të vrarë ose të plagosur.

Ajo vjen pasi presioni mbi administratën e Bidenit rritet për numrin e madh të civilëve në Gaza gjatë ofensivës tokësore të Izraelit.