Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se nuk beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ndërmarrë hapa konkretë, duke filluar nga statuti për themelimin e Asociacionit, e më pas të shkojë drejt zgjedhjeve.
Mushkolaj ka theksuar se Kurti mund të përsërisë një “strategji të ngjashme”, duke fituar zgjedhjet me premtimin se nuk do ta themelojë Asociacionin.
“Lidhur me zgjedhjet, unë nuk besoj që pushteti aktual, kryeministri Kurti do të bëj hapa konkret në kuptimin zyrtar gjithmonë, duke filluar statutin e tutje për themelimin e Asociacionit e pastaj të vendos të shkojë në zgjedhje. Unë mendoj se Albin Kurti shkon edhe njëherë në zgjidhje duke premtuar se nuk e themeloj Asociacionit, kushdo që vepron ndryshe mendoj se nuk ka të drejtë”, ka thënë ai në Debat Plus.
Mushkolaj ka krahasuar situatën me atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, sipas tij, pavarësisht sfidave dhe problemeve në Serbi, ka fituar zgjedhjet duke refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Sikurse Aleksandër Vuçiqi që i fitoj edhe një palë zgjedhje në serbi me gjithë ato probleme, hajnitë, e të tjera, duke thënë se Serbia nuk do ta njeh asnjëherë Kosovën, unë mendoj se Kurti do t’i fitojë edhe njëherë zgjedhjet duke thënë se ne nuk do ta krijojmë Asociacionit, edhe nuk e shoh që do të shkoj në zgjedhje mbasi të marrë hapa konkret për ta dërguar tutje zbatimin në praktik të tij”, ka deklaruar Mushkolaj.


