Lajme

Vdekja e të riut në Gjilan, reagon Lutfi Haziri

01/25/2024 20:32
nga:G C

I riu nga Përlepnica, Lorent Rrustemi ka humbur jetë si pasojë e një vetaksidenti të shkaktuar. Ndaj këtij lajmi të kobshëm ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri duke u shprehur ngushëllime familjarëve është shprehur se “bashkë-ndjejmë dhimbjen”.

“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të të riut nga Përlepnica e Gjilanit, Lorent Rrustemi. Duke qenë se këto ndarje janë të trishta, në këtë moment të rëndë bashkëndjejmë dhimbjen me familjen”, shkroi ai në Facebook.

“I dashur Nazim, miku im, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e djalit. Ngushëllime edhe familjes, shokëve e miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”.