Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një aksion sot në Prizren, duke kritikuar qeverisjen e kryetarit Shaqir Totajt, veçanarisht punësimet e fundit familjare, raporton GazetaBlic.
Nga ky forum thanë se, kjo qeverisje është abuzive dhe po shërben veç për familjen Totaj.
“Ky është aksioni i dytë në Prizren, që forumi rinor e realizon për të denoncuar mënyrën abuzive dhe të papranushme të punësimeve në komunën e Prizrenit. Për LDK-në, qeverisja e Shaqir Totajt në Prizren është vu në shërbim të familjes Totaj dhe vartësve të tij”, thanë nga LDK.
“Pas punësimit të djalit të Shaqir Totajt, tash i erdhi radha edhe nusës së djalit të tij që të punësohet nga vjehërri i saj. E kemi thënë disa herë që modeli i qeverisjes së Totajt dhe grupit të tij përfitues është e keqja e madhe e Prizrenit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë”, shtuan tutje.