Sporti

Zyrtare: E shtyu futbollistin Sane, Federata Gjermane e Futbollit e dënon ashpër trajnerin e Union Berlinit

01/25/2024 16:32
nga:Lorik J

Trajneri i Union Berlin, Nenad Bjelica është suspenduar për tre ndeshje nga Federata gjermane (DFB) të enjten, pasi goditi në fytyrë anësorin e Bayern Munichut, Leroy Sane.

Bjelica e shtyu Sanen dy herë gjatë humbjes 1-0 të së mërkurës ndaj kampionëve gjermanë në Mynih, pasi lojtari doli në vijën anësore për një rivënie.

Trajnerit të Unionit iu dha një karton i kuq direkt për incidentin. Gjykata sportive e DFB të enjten vendosi një pezullim me tre ndeshje, së bashku me një gjobë prej 25,000 euro për sjellje josportive.

Unioni lëshoi një deklaratë në përgjigje duke thënë se ishte dakord me dënimin dhe për këtë arsye nuk do të apelonte.

Bjelica do të humbasë ndeshjen e së dielës në shtëpi me Darmstadt të vendit të fundit, krahas ndeshjeve jashtë fushe në RB Leipzig dhe Mainz.

/GazetaBlic Sport