Lajme

Sveçla pret në takim ambasadorin e sapoemëruar hungarez, flasin për thellim të marrëdhënieve

01/25/2024 11:16
nga:Sh R

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka pritur në takim ambasadorin e sapoemëruar të Hungarisë, Bela Bozsik.

Sipas MPB-së, thuhet se Sveçla ka njoftuar ambasadorin Bozsik për prioritetet dhe angazhimet aktuale të Ministrisë, përmes së cilave synojnë sundim të rendit dhe ligjit, siguri për qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, ambasadori Bozsik ka shprehur mbështetje dhe përkushtim në thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Hungarisë.

Tutje, Sveçla e falënderoi ambasadorin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në detyrën e mëparshme si zëvendësambasador dhe i uroi suksese në pozitën e re.

Postimi i plotë: