Lajme

“VV i fiton 60 për qind”/ Bajqinovci: Opozita ka shqetësim pragun, andaj bëjnë koalicione

01/25/2024 09:34
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita shpreh shqetësimin se VV nuk do t’i fitojë 60 për qind në zgjedhjet e ardhshme, por janë pajtuar me rezultatin prej 50 për qind, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shqetësimi tjetër i opozitës është kalimi i pragut, andaj bëjnë koalicione.

Postimi i tij i plotë:

Opozita shpreh shqetësim se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të fitojë 60% në zgjedhjet e ardhshme, megjithatë janë pajtuar me rezultatin prej 50%.

Shqetësim i radhës i opozitës është mundësia e arritjes së objektivit siç është PRAGU, andaj shohim edhe bashkimin apo koalicionin e partive.