Ish deputeti i Kuvendit, Zafir Berisha që vjen nga Nisma për Kosovën, ka thënëse ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli janë më meritorët për çlirimin e Kosovës.
Berisha ka thënë se Thaçi e ka çliruar Kosovë dhe nuk e ka nda.
“Hala Serbinë këmbëkryq e kishe pas në Kosovë nëse nuk ish kanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe do shokë tjerë.
Ata burra sot janë duke u përballë me Serbinë e cila ka bë dosje të rrejshme me ndihmën e argatëve të Serbisë që flasin shqip edhe nëpër studio”, është shprehur Berisha.
Sipas tij, nuk është etike që të flitet për ta, përderisa ata gjenden në Hagë dhe nuk e kanë mundësinë t’u kundërpërgjigjën kritikëve.
“Sot Kosova është e lirë falë atyre katër burrave në Hagë dhe do burrave që kanë mbetë këtu pari,. përndryshe po e përsërisë këmbëkryq e kishe pasur Serbinë këtu”, është shprehur Berisha.