Gazetari Baton Haxhiu tha në Pressing se Maqedonia e Veriut është një vend që gjithmonë nga pakujdesia politike shkakton plasje deri në kufi.
“Maqedonia është gjithmonë një vend që me pakujdesi politike shkakton plasje deri në kufi dhe kjo është e paevitueshme”, tha Haxhiu.
“Beteja tjetër është një ide e Vuçizimit, Vuçiq don kontroll në Mal të Zi, në Kosovë në Bosnje”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes së LVV-së në zgjedhje në Maqedoni e Shqipëri, ai tha:
“Ndërhyrja e Kurtit në Maqedoni e Shqipëri (për zgjedhjet), është proces politik i Vuçizimit”.


