Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se janë të gatshëm të shkojnë në çdo kohë në zgjedhje.
Madje, nga ky subjekt politik, kanë thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojnë mbi 60% të votave në total.
“Vetëvendosja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, natyrisht që nuk na duhet të kemi zgjedhje, ne po vazhdojmë të punojmë. Kryeministri, ministrat dhe kuvendi po vazhdojmë punën tonë, jemi të gatshëm çdo moment të shkojmë në zgjedhje, nuk shoh të paktën deri në fundin e këtij viti që do të këtë zgjedhje. Më punën që po e bën Qeveria Kurti dhe ministrat e qeverisë, unë jam i bindur bashkë me ndihmën e diasporës se do të arrijmë 60 % të totalit të votave” deklaroi sot për “Gazeta Blic” deputeti i LVV-së, Halil Thaqi.
Në lidhje me këtë deklaratë të deputetit të LVV-së, kanë folur nga Partia Demokratike e Kosovës.
Deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa, tha se paralajmërime të tilla i sheh si panikë nga ana e mazhorancës e cila nuk ka ofruar asgjë dhe s’ka mbajtur asnjë premtim.
“Paralajmërimet e LVV-së se do të fitojnë me 60% të votave në zgjedhjet e ardhshme, unë i shoh panikë e pushtetit dhe mazhorancës e cila nuk ka ofruar asgjë dhe nuk ka realizuar asnjë premtim dhe është një ndër qeveritë më të dështuara që kanë qenë në Republikën e Kosovës” dekalroi Beqa për “Gazeta Blic”.
Ai tha se si subjekt politik ata dëshirojnë që sa më parë të shkojnë në zgjedhje.
Ndërsa për LVV-në, potencoi, se rezultati në zgjedhjet e ardhshme do të jetë më keq se ai në ato lokale.
Këto janë vetëm dëshira të tyre dhe ne dëshirojmë sa më shpejt me shku në zgjedhje. I kisha bë ftesë kësaj mazhorance që ta kërkojë votbesimin e Qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje. E kanë parë rezultatin në zgjedhjet lokale, kanë me dal edhe më keq” deklaroi deputeti i PDK-së për “Gazeta Blic”.
Hajdar Beqa, PDK!
/Gazeta Blic/
Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, do t’i fitojmë 60 për qind të votave
Time Kadrijaj: LVV-ja, 60% as që munden me i ëndërru, i kanë zhgënjyer qytetarët!
“Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet me i arrit 60% të votave në zgjedhjet e ardhshme”