Mundësinë për një armëpushim në Gaza e ka përjashtuar një zëdhënës i qeverisë izraelite, Ilana Stein.
“Duke komentuar marrëveshjet e raportuara të armëpushimit, Izraeli nuk do të heqë dorë nga shkatërrimi i Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve dhe nuk do të ketë asnjë kërcënim sigurie nga Gaza ndaj Izraelit. Nuk do të ketë armëpushim. Në të kaluarën kishte pauza për qëllime humanitare. Kjo marrëveshje u shkel nga Hamasi”, tha ai.
Deklarata e tij e cila u dha në një konferencë, erdhi pavarësisht se thuhej se negociatat për lirimin e pengjeve po përparonin dhe thirrjet e përsëritura ndërkombëtare që Izraeli të ndalonte bombardimet prej muajsh të Rripit të Gazës, raporton Reuters.
Si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nisën më 7 tetor 2023, janë vrarë të paktën 23 mijë e 700 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 63 mijë e 740 të tjerë.