Lajme

Gazetari nga Shkupi: Tensionet Prishtinë-Beograd, sfida më e madhe për BE-në dhe rajonin!

01/24/2024 15:26
nga:Y I

Në Shkup u mbajt Samiti i BE- vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien potencoi se Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët, pasi sipas tij, do të ketë një format më ndryshe.

O’Brien tha se do të krijojnë mundësi që të qytetarët e këtij regjioni të bëhen pjesë e unionit së shpejti.

“Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian nuk është një plan që e kemi parë deri më tani, kur thotë që nuk duhet të bëhesh reforma dhe të gjykohesh më pastaj, thotë nëse bën reforma të caktuar, kompanitë dhe njerëzit tuaj do të kenë liri për të lëvizur për të punuar ku duash. Kjo është qëllim.Ne do të zhvillojmë ide praktike që do të lejojnë njerëzit që të zhvillojnë ekonominë. Ky regjion ka shumë iniciativa. Ne pajtohemi publikisht që gjashtë shtetet të punojnë së bashku që njerëzit e këtij regjioni që të kenë mundësi reale dhe mund të bëhen pjesë e unionit së shpejti. Ky është një moment i mirë që të ecim përpara” deklaroi O’brien raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me  punimet e këtoj Samiti dhe temat që u diskutuan ka folur për “Gazeta Blic” gazetari nga Maqedonia e Veriut, Xhelal Neziri.

Neziri tha se ky takim dëshmon se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë tjetër.

“Takimi i liderëve të rajonit në Shkup dëshmon se integrimi në BE nuk ka alternativë për asnjërin nga gjashtë shtetet aspirantë. Ky është një lajm i mirë për shkak se perspektiva evropiane është katalizator kryesor për zbatimin e reformave në planin e brendshëm dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në nivel rajonal”

Ai tutje shtoi se tensionet Prishtinë-Beograd vazhdojnë të jenë sfida më e madhe për BE-në dhe rajonin.

Neziri tha se është pozitiv fakti, se edhe pas rastit të Banjskës, ka ende komunikim normal midis liderve të Ballkanit.

“Zgjidhja e problemeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, sidomos i atij Prishtinë-Beograd, vazhdon të mbetet sfida më e madhe për BE-në dhe rajonin, ndërkohë që bllokadat nga Bullgaria dhe Greqia duket se kanë acaruar nervat e diplomatëve të Washingtonit dhe Brukselit. Është mirë që ende ka një komunikim normal midis liderëve të Ballkanit kur kihen parasysh të gjitha tensionet dhe konfliktet që ndodhën së fundmi, siç ishte ai në Banjskë”

Gazetari nga Shkupi tha se Ballkani duhet të krijojë një treg të përbashkët dhe se rruga e konfliktit nuk sjell përfitime për asnjë shtet.

“Ballkani duhet ta krijojë tregun e tij të përbashkët dhe më pas si një treg të ketë qasje në tregun e njësuar Evropian dhe për këtë nevojitet bashkëpunim dhe besim midis shteteve. Rruga e konfliktit nuk sjell përfitime për asnjë shtet, kurse bashkëpunimi do të krijonte platformë për zbatimin e Planit për Rritje të BE-së, i cili parashikon përkrahje konkrete financiare për shumë projekte rajonale që do ta zhvillojnë ekonominë e vendeve ballkanike” deklaroi Neziri në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

‘Samiti i Shkupit’, analistët kosovarë: BE po kërkon unitet, mungesa e konferencës së përbashkët, tregon për dallimet e mëdha!

Kurti nga samiti i BE-së në Shkup: Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike