Lajme

Edhe nje fitore e Trump, Haley ende nuk dorezohet

01/24/2024 14:10
nga:Amir Ahmeti

Shkruan: Amir B. Ahmeti

Pas fitores së “Caucus” në Iowa, javën e kaluar, Trumpi fitoi edhe preliminaret e para për zgjedhjet presidenciale në ShBA, që u mbajtën dje në New Hampshire. E dyta, ne listën e gjatë të kandidatëve republikanë për President, u votua kandidatja Nikki Haley.

Edhe përkundër humbjes së preliminareve në dy shtetet e para, ajo ende nuk po dorëzohet dhe u deklarua se do të vahzdoj garën brenda partiake ne shtetet e tjera që do të mbahen muajin e ardhshëm, për të fituar nominimin e republikanëve për presidente të ShBA-së. Kjo, edhe përkundër se shumica e kandidatëve tjerë republikanë po mbyllin fushatat e tyre, duke pranuar humbjen brenda partiake. Madje shumica po kalojnë në mbështetje të kandidatit Donald Trump. Sidoqoftë, është ende heret për të prognozuar se kush do ta fitoj nominim republikan për zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.

Për çështjet me interes për publikun, që zakonisht bëhen sondazhe para votimeve ne preliminare, për matjen e disponimit të votuesve nepër secalin shtet, në New Hampshire votuesit republikanë shfaqën dallim në preferencat e tyre, krahasuar me ata në Iowa, javën e kaluar. Derisa 37% e të anketuarve në Iowa iu interesonin politikat rreth imigrimit, në New Hampshire numri i tyre ishte vetëm 31%. Ndërsa e kundërta për politikën e jashtme.

Në Iowa vetëm 11% e tyre kishin interesim për politikën e jashtme, ndërsa në New Hampshire 17%. Edhe për çështjen e abortit, derisa 58% e të anketuarve ishin për ndalimin e abortit në nivel vendi në Iowa, në New Hampshire ishin vetëm 27% të këtij mendimi. Dallimet prej shtetit në shtet te votuesit republikanë do të kenë ndikim të madh në përcaktimin e kandidatit presidencial në Konventen Kombëtare të GOP-it, pra të republikanëve.

Ajo që do të jetë përcaktuese sipas të gjitha gjasave janë votuesit e “Super të Martes”, pra dita e Martë e 5 Marsit, kur do të mbahen zgjedhjet preliminare në 14 shtete. Respektivisht gati një e treta e shteteve do të kryejnë zgjedhjet brenda partiake, e gjithsesi atëherë do të jetë më e qartë rrugëtimi i kandidatëve presidencialë në të dy kampet, të republikanëve dhe demokratëve.

Është interesant se Partia Demokratike ende s’ka filluar ndonjë fushatë serioze për preliminaret e këtyre zgjedhjeve. Deri tani vetëm dy kandidatë duket se janë duke bërë fushatë, Dean Philips dhe Marianne Williamson.

Kurse presidenti aktual Joe Biden, ende s’ka filluar fushatën. Kjo ndodhë edhe për një arsye e cila ka një traditë te partitë kryesore në ShBA, ku partia e cila ka presidentin në mandatin e parë zakonisht fushata brenda partiake është më e zbehtë për arsye që kandidatit aktual t’i jipet edhe një mundësi për të qenë i nominuar partiak për një mandat të dytë presidencial. Kështu që deri tani nuk ka pasur fushatë të drejtpërdrejt mes kandidatëve rival për zgjedhjet presidenciale.

Por, si zakonisht që ndodhin befasi gjatë zgjedhjeve presidenciale në ShBA, edhe kësaj radhe po ndodhin risi, e ndoshta edhe po shënohet fillimi i ndryshimit të rregulloreve të brendshme të partive politike rreth organizimit të preliminareve. Derisa në Iowa zakonisht republikanët janë më aktiv në preliminaret “caucus”, demokratët kanë votuar përmes postës elektronike, me e-mail.

Ndërsa në New Hampshire edhe pse kandidati presidencial, njëherit presidenti aktual Biden, duhej të ishte të paktën në listën e kandidatëve, emri i tij nuk ishte fare, dhe votuesit demokratë duhej të shkruanin personalisht emrin e kandidatit Biden me laps, e cila është në kundërshtim me rregulloren e brendshme të Partisë Demokratike për preliminaret.

Super e Martja do të përmbyllë rrugëtim e shumë kandidatëve presidencialë në të dy kampet e partive politike, por ndoshta kjo do të ndodhë edhe më heret, kur në Shkurt do të mbahen preliminaret në Nevada dhe Karolinën e Jugut.

* Autori është kandidat për PhD në të drejtën ndërkomëtare, njëherit ekspert i zgjedhjeve presidenciale në ShBA dhe autor i librit “Zgjedhjet Presidenciale në ShBA, drejt kontinuitetit apo ndryshimit të sistemit elektoral”.