Lajme

Zgjedhen dy anëtarët e Bordit të OSHP’së, Kurti ka një paralajmërim për ta

01/24/2024 13:15
nga:N K

Batisha Ibrahimi dhe Meriton Zika janë kandidatët e përzgjedhur për anëtarë të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik.

Ky vendim është marr sot në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti i paralajmëroi dy të përzgjedhurit se mund të shkarkohen në rast se “veprojnë në kundërshtim me normat ligjore e parimet e integritetit profesional e moral”,

“Anëtarët e votuar nga Kuvendi do ta kenë përkrahjen e Qeverisë derisa të tregojnë profesionalizëm, përkushtim dhe integritet”, tha Kurti.

“Nuk do të hezitojmë të veprojmë ndryshe, për aq sa na lejon ligji, kur këta anëtarë veprojnë në kundërshtim me normat ligjore e parimet e integritetit profesional e moral”, shtoi ai.