Lajme

“Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës”, Osmani thotë se ministri çek rikonfirmoi përkrahjen për vendin tonë

01/24/2024 11:11
nga:Sh R

Presidentja, Vjosa Osmani pas takimit me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák ka thënë se ky i fundit ka konfirmuar përkrahjen e vendit të tij për Kosovën.

Osmani ka thënë se përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës.

“Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës”, rikonfirmoi ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvořák, mik i kahershëm i vendit tonë. Përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi i plotë: