Një burrë në Obiliq është arrestuar për dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij të mitur.
Bëhet e ditur se viktimat kanë marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe të bijës së tij të mitur viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.