Lajme

Muharremi: Marrëveshja DigitAlb-Telekomi i Kosovës, një konkurrencë e pandershme kundër sektorit privat

01/23/2024 23:39
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi marrëveshjen DigitAlb-Telekomi i Kosovës e quan konkurrencë të pandershme kundër sektorit privat, raporton GazetaBlic.

Muharremi në një shkrim në “Facebook” thotë se VV’ja po përdorë taksat publike me i zgjidh ‘hesapet’ e tyre me operator privat apo grupe biznesi që nuk i dojnë.

Sipas Muharremit, sektori privat duhet të rritet sepse Kosova ka nevojë ka për ekonomi më të madhe e më të zhvilluar.

Shkrimi i plotë:

DigitAlb-Telekomi i Kosovës: Një konkurrencë e pandershme kundër sektorit privat

Partitë politike në pushtet nuk duhet me e përdorë qeverinë dhe taksat publike me i zgjidh ‘hesapet’ e tyre me operator privat apo grupe biznesi që nuk i dojnë. Ndoshta nuk duhemi me u entuziazmu shumë me këtë marrjen e DigitAlb nga sistemi kabllor televiziv i Telekomit të Kosovës.

Duket që kjo ndërmarrje publike është stabilizuar dhe nuk kemi ndëgju ndonjë aferë korruptive sikurse ka ndodhur më herët. Kjo është për të u admiruar. Por mos të harrojmë që kjo ndërmarrje publike subvencionohet dhe paguhet me taksa të publikut. E kjo tash po konkurron me operatorë privat! që nuk subvencionohen. Ky është një shembull i keq dhe me pasoja për sektorin privat i cili e mbushë arkën e shtetit. Duket sikur një konkurrence jo e drejtë.

Nuk është që më dhimbset Art Motion se edhe ata duket që kanë abuzuar me pozitën dominante në treg. Por gjithmonë duhemi me ruajt dhe forcu sektorin privat dhe bizneset. E ndërmarrjet tona publike nuk duhet me konkurru pandershëm me operatorët privat. Vala, Telekomi duhet me u privatizu, nuk duhet me u menaxhuar nga ‘shteti’.

Shteti, qeveria duhet me zvogëlu e sektori privat me u rritë, jo e kundërta. Ne kemi nevojë për ekomomi e sektor privat më të madh, e jo qeveri e ndërmarrje publike më të fuqishme. Ky shembull ta jep një ndjenjë të kundërt. Sidomos ndërmarrjet publike nuk duhet mu forcu me taksat tona e me i konkurru e shkatërru firmat e sektorit privat.

Kjo nuk është ndonjë sukses i madh i postës ashtu si duket. Tash kur ajo mori këtë kontratë ndoshta po rrezikon disa biznes private të cilat i konkurron padrejtësisht. Këtë duhemi me trajtu me kujdes në të ardhmën dhe ky nuk është një shembull i mirë për ekonominë tonë.