Showtime

Shpërthen në lot banori i BBVA- një surprizë e veçantë i bëhet

01/23/2024 23:07
nga:G C

Banori i BBVA Ervini është ftuar në dhomën e surprizave në prime-in e sotëm.

Atij i është shfaqur një klip për djalin e tij. E mes lotësh Vini tha se i ka përjetuar shumë keq këto ditë pa djalin e tij.

“Shpirti im e di se si po rri këtu për Zotin, vetë, për djalin po rri këtu, ai nuk donte që të hyja këtu, une ngacmoja”, tha ai mes tjerash.

Tutje Ervinit i erdhi një telefonatë dhe vizitë nga djali i tij, ku në takimin me të ai u pa shumë i emocionuar dhe shpërtheu mes lotësh.