Analisti politik, Imer Mushkolaj ka komentuar marrëveshjen e Telekomit të Kosovës me Digitalb për blerjen e programeve të këtij operatori, raporton GazetaBlic.
Mushkolaj ka kritikuar Qeverinë duke thënë se: “Në vend që të kishte platformë t’fortë t’veten, tash Telekomi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare në vlerë 1.3 milion euro”.
Sipas Mushkolaj, kjo nuk është asgjë tjetër përveç se biznis.
Reagimi i plotë:
Çfarë ekzaltimi për platformën e Digitalbit në Telekomin e Kosovës – veçanërisht nga eksponentë të pushtetit. Çfarë suksesi i qeverisë?♂️ Në vend që të kishte platformë t’fortë t’veten, tash Telekomi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare në vlerë 1.3 milion euro me Digitalbin. Biznis hesapi. Sen tjetër.