Lajme

“Normalizim i raporteve Kosovë-BE” – Kur do të mbahen zgjedhjet e reja në veri të Kosovës?

01/23/2024 19:17
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se pas përfundimit të peticionit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore, pritet të jetë një procesë i koklavitur.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, zgjedhjet e reja në veri mund të jenë afër fillimit të muajit Prill.

“Pas përfundimit të peticionit, na pret një procedurë e konklavitur ku po bëhet edhe për herë të parë në Kosovë. Në kushte optimale mund të kemi kryetar të rinjë diku në fund të marsit apo në fillim të prillit”, tha Arifi.

“Është jashtëzakonisht shumë është kohë e humbur, sepse normalizimi i rrethanave në veri do të varet edhe largimi i masave shtrënguese që i ka vendosur BE”, shtoi ai.

Sipas Arifit, tash është koha e duhur që veriu të shkojë në zgjedhje pas këto do të kenë ndikim edhe në normalizimin e marrëdhënive Kosovë-BE.

“Koha që veriu të shkojë në zgjedhje është e duhur sepse marrëveshja e planit franko-gjerman ka filluar të zbatohet. Mendoj se shkuarja e komunave veriore në zgjedhje do të përmisonte raportet edhe Kosovë-BE”, tha ai për GazetaBlic.

Ndërsa, analisti serb Branislav Krstic në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Lista Serbe iu ka bërë presion serbëve që të dalin të nënshkruajnë këtë peticion.

Krstic thotë se Presidenti serb e ka në dorë këtë mekanizëm dhe sipas tij po manipulon serbët në Kosovë.

“Është e qartë se pas tragjedisë në Banjska, Beogradi zyrtar mori një rol konstruktiv dhe servil, për të shtyrë përgjegjësinë dhe sanksionet e mundshme për sulmin në Banjskë. Lista serbe ditëve të kaluara kushtëzoi dhe u bëri presion serbëve të veriut, të cilët janë në buxhetin e shtetit të Serbisë, që të nënshkruajnë një peticion për shkarkimin e kryetarit”, tha Krstic.

“Është një mekanizëm që ka në dispozicion Kabineti i Presidentit të Serbisë dhe që ka vite që manipulon serbët në Kosovë”, shtoi ai për GazetaBlic.

Berisha: Albin Kurti udhëhiqet me urdhër të zyrës serbe për Kosovën, po implementon vullnetin e Qeverisë së Vuçiqit

‘Samiti i Shkupit’, analistët kosovarë: BE po kërkon unitet, mungesa e konferencës së përbashkët, tregon për dallimet e mëdha!