Lajme

E rëndë: Bie nga kati i dytë i banesës, 50-vjeçarja humb jetën në spital

01/23/2024 18:54
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën “Allaman Dervishi”, në kryeqytet.

Një 50-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.