Klubi italian i futbollit, Udinese u dënua me një ndeshje në shtëpi pa spektatorë për abuzim racor ndaj portierit të Milanit, Mike Maignan, gjatë ndeshjes së Serie A të së shtunës.
Maignan e paralajmëroi gjyqtarin se disa tifozë vendas pas portës po e fyenin në mënyrë racore, përcjell GazetaBlic Sport.
Disa nga shokët e tij të skuadrës e ndoqën atë, kështu që dueli u ndërpre për rreth pesë minuta para se Maignan të vendoste të rikthehej në portë. Një ditë pas ndeshjes, portieri i kombëtares franceze e quajti përgjegjës për ngjarjen në rrjetet sociale “të gjithë sistemin”, si ata që e ofenduan ashtu edhe ata që panë gjithçka, por nuk bënë asgjë.
Udinese dënoi sjelljen e disa prej shikuesve të tyre dhe njoftoi se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet për të hetuar të gjithë incidentin.
Të hënën, u identifikua një 46-vjeçar, i cili ishte në mesin e atyre që ofenduan në mënyrë racore Maignan, dhe menaxheri i përgjithshëm i Udineses, Franco Collavino, njoftoi se kushdo që do të shpallet fajtor për këtë incident do të ndalohet përjetësisht nga stadiumi.
Udinese do të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi në Serie A më 3 shkurt kundër Monzas.
/GazetaBlic Sport


