Lajme

‘Samiti i Shkupit’, analistët kosovarë: BE po kërkon unitet, mungesa e konferencës së përbashkët, tregon për dallimet e mëdha!

01/23/2024 17:23
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Samitit të BE-së në Shkup ka deklaruar se Kosova është e gatshme për reforma por se kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten.

Kurti tha se “liria për mallra nuk duhet të shfrytëzohet që të barten municione”

“Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen. Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Duhet kohë dhe besim në marrëdhënie.Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione.Marrëdhëniet normale janë kyçe për shfrytëzimin e potencialit. Në demokraci liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës. Puna jonë është që t’i realizojmë këto reforma kurse BE të gjykojë sipas meritave” deklaroi Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti ka folur për “Gazeta Blic”, profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu tha se deklaratat dhe gjithçka ndodhi në këtë Samit ishin të pritshme.

“Ai e ka shfrytëzu këtë rast dhe për partinë që ka fitu me Banjskën dhe natyrisht që e ka kapitalizu atë, kjo është gjë normale. Deklaratat në Samitin e Shkupit dhe gjithçka që ndodhi, ishin të pritshme” deklaroi Spahiu për “Gazeta Blic”.

“Në rakimin e Shkupit u la anash pjesa politike dhe u morën vetëm me pjesën ekonomike”

Kështu po deklaron njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi.

Ai tha Bashkimi Evropian po kërkon unitet midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin e Shkupit u caktuan konturet e bashkëpunimit midis shteteve të kësaj ane dhe vete Bashkimit Evropian. U la anash politika dhe mori bazën e vet ajo ekonomike. BE-ja po kërkon unitet midis shteteve të Ballkanit Perendimor. Mbi atë bazë po investohet dhe kryesisht në objekte të pergatitura dhe me plane të veçanta zhvillimore të çdo vendi veç e veç”

Tutje Kelmendi tha se palët nuk arritën të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp, dhe këtu dolën në shesh dallimet e mëdha.

“Pati edhe deklarata thumbuese, të cilat kaluan pa ndonjë fërkim të madh. Palët nuk arritën te mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp dhe këtu dolën në shesh dallimet e mëdha” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Pas përfundimit të punimeve të këtij Samiti, dështoi të mbahet konferenca e përbashkët e liderve të Ballkanit Perëndimor.

/Gazeta Blic/

 

Kurti: Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten, liria për mallra nuk mund të shfrytëzohet që të barten municione

 

 

Dështon të mbahet konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor