Lajme

Sunak thotë se sulmet ndaj Houthit janë pjesë e një “përgjigjeje më të gjerë”

01/23/2024 14:29
nga:N K

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, u ka thënë deputetëve në Dhomën e Komunave se sulmet e fundit ajrore kundër Houthit ishin vetëm pjesë e një “përgjigjeje më të gjerë” ndaj tyre që po merrej nga qeveria.

Ai tha se qeveria po rrit angazhimin diplomatik në rajon, duke punuar për t’i dhënë fund furnizimit me armë për Houthin.

Kjo sipas tij po bëhet duke përdorur sanksione në përpjekje për të ndërprerë fondet e tyre dhe duke ofruar ndihma humanitare për “të ndihmuar njerëzit në Jemen që kanë vuajtur nga lufta civile”.

Ai pretendoi se nuk kishte asnjë lidhje midis asaj që po bënte qeveria dhe konfliktit në Gaza, raporton The Guardian.

“Por njerëzit që lavdëruan sulmet e Houthi-ve po glorifikonin terrorizmin dhe kjo do të përballej me një përgjigje të tolerancës zero”, u shpreh Sunak.