Lajme

Orbani fton kryeministrin suedez për të diskutuar anëtarësimin në NATO

01/23/2024 13:06
nga:N K

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka dërguar letër homologut të tij suedez, Ulf Kristersson, me ftesë për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Mesazhi i Orbanit ka ardhur në ditën e njëjtë kur Parlamenti turk pritet të votojë për anëtarësimin e Suedisë.

Në Parlamentin e Hungarisë, votimi është vetëm formalitet, pasi komitetet revelante e kanë dhënë dritën e gjelbër. Mirëpo, votimi final është shtyrë vazhdimisht me nxitje të Orhanit, i cili është zemëruar me kritikat e Stokholmit për nivelin e sundimit të ligjit në Hungari.

 

Orbani ka thënë se Hungaria dhe Turqia nuk janë duke punuar bashkë për të bllokuar anëtarësimin e Suedisë, por që secila qeveria i ka shqetësimet e veta.

Hungaria dhe Turqia janë vendet e vetme anëtare të aleancës 31-kombëshe, që ende nuk e kanë miratuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim.

Suedia dhe Finlanda kanë hequr dorë prej disa dekadave neutralitet, dhe kanë vendosur t’i bashkohen NATO-s, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.