Lajme

Osmani takon Szunyogun, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-BE me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta

01/22/2024 20:25
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 22 janarit ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në njoftimin e zyrës së presidencës thuhet se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.