Lajme

Kurti kujton sulmin e dytë të policisë serbe mbi familjen Jashari

01/22/2024 19:32
nga:G C

Në datën e 22 janarit të vitit 1998, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar aksionin e dytë kriminal mbi familjen e Shaban Jasharit në Prekaz të Poshtëm të Drenicës.

“Sot e kujtojmë ditën e 22 janarit të vitit 1998, kur njësite të policisë së Serbisë, e kryen aksionin e dytë kriminal mbi familjen e Shaban Jasharit në Prekaz të Poshtëm të Drenicës. Atë ditë të enjte, rreth orës 05:25 të mëngjesit, policë të njësiteve speciale të Serbisë që ishin stacionuar në fabrikën e municionit në Prekaz, nisën një aksion të rrufeshëm mbi shtëpitë e Shaban Jasharit. Duke dashur t’i zinin në befasi, synonin t’i arrestonin apo edhe t’i vrisnin dy djemtë e Shabanit: Hamzën dhe Ademin, por pa e kursyer askënd. Kishte gjashtë muaj që policia e vëzhgonin edhe me kamera 24 orë shtëpinë dhe familjen e Shaban Jasharit, prej nga pothuajse gjithçka ishte planifikuar në shërbim të këtij aksioni.” – ka shkruar Kurti mes tjerash.

Në një postim të publikuar në Facebook, Kryeministri Kurti u thellua në detaje të ngjarjeve të asaj dite tragjike. Ndër të tjera, Kurti tha se ngjarjet në Preakaz “i kujtojmëdhe në çdo përvjetor, sepse janë kapituj historie në rrugën e gjatë të shqiptarëve për t’u çliruar nga Serbia dhe për të jetuar të lirë në Kosovë!”.