Lajme

Mesazhi i O’Brien për Kurtin dhe Vuçiq: Mbështesim udhërrëfyesin që u miratua në Ohër

01/22/2024 13:41
nga:G B

Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media nga Shkupi ka folur shkurtimisht edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se SHBA e përkrah fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar pikërisht në Maqedoni të Veriut dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Ohrit.

“Ne mbështesim fuqimisht udhërrefyesin e Ohrit, që është miratuar në mars të vitit të kaluar dhe të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht”, ka thënë Obrien.