Lajme

Hajnat hapin kasafortën e një shtëpie, vjedhin stoli ari në vlerë 7 mijë euro

01/22/2024 09:15
nga:N K

Një vjedhja ka ndodhur në Lipjan.

Hajnat nga shtëpia e një personi kanë vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka shkuar në hetim të mëtejshëm.

“Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin ditor të PK-së.