Lajme

Avokati serb që bëri homazhe tek varret e familjes Jashari u maltretua edhe sot në Serbi

01/22/2024 08:26
nga:N K

Avokati serb Cedomir Stojkoviqë thotë se është ndaluar përsëri në aeroportin e Beogradit.

Postimin ai e ka bërë para një ore duke thënë se pas anulimit të djeshëm të fluturimit, ai sot u ndalua përsëri nga policia e Serbisë.

“Me hyrjen në aeroport për fluturimin për të kompensuar fluturimin e anuluar nga dje – më ndaluan përsëri. Oficerët e policisë kufitare që janë aty nga mbrëmë dhe që kanë kaluar të gjitha ndalimet e mëparshme me mua – shohin abuzimet e qarta të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë, por nuk mund të bëjnë asgjë. Ngacmimi sistemik nga një qeveri fashiste”, ka shkruar Stojkoviq në X.