Lajme

“Kemi nevojë për unitet dhe stabilitet”, Ahmeti flet për takimin me O Brien dhe liderët e Ballkanit

01/21/2024 23:33
nga:Lorik J

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se për të është kënaqësi që në prag të Samitit të nesërm të BE-së në Shkup, të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, atë të Shqipërisë e Edi Rama, dhe me Zëvendësmdihmës Sekretarin Amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

“Si vende të Ballkanit Perëndimor kemi nevojë për unitet dhe stabilitet, dhe këtë e biseduam në një atmosferë miqësore ku bashkë konfirmuam pikëpamjet për integrimin në Bashkimin Evropian, sepse me këtë tregojmë se kemi potencial lidership për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët”.

“Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro”, ka thënë Ahmeti.