Barcelona ka fituar në në transfertë, duke mposhtur Real Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të La Liga-s. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Benito Villamarín”, përfundoi në barazim 2-4 në favor të Barcelonës.
Pjesën e parë, katalanasit e mbyllën në avantazh me golin e shënuar nga ana e Ferran Torres në minutën e 21’. Teksa po në fraksionin e parë, Barcelonës iu anullua një gol i shënuar nga Lewandowski, për pozicion të parregullt. Edhe pjesën e dytë të besuarit e Xavit e nisën mjaft mirë, ku ishte përsëri Ferran Torres që shënoi të dytin për të tijët edhe të dytin për Barcelonën.
Por pas golit të dytë të Barcelonës, Betis u ngjall dhe u hodh në sulm. Isco ia doli të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 56’ dhe 59’ për të barazuar shifrat. Teksa për të mbyllur llogaritë e kësaj sfide mendoi Joao Felix dhe përsëri Torres duke e çuar ndeshjen në 2-4
Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Betis ngjitet në vendin e nëntë në kuotën e 31 pikëve.