Pas deklaratës së Cristiano Ronaldos të enjten gjatë ceremonisë së çmimeve Globe Soccer Awards, i cili gjykon se kampionati saudit është superior ndaj Ligue 1, bashkatdhetari i tij Paulo Fonseca, trajner i Lille, ka mbrojtur kampionatin francez në një konferencë për shtyp.
“Nuk do të bëj një krahasim. Unë nuk mendoj se është ajo që ai tha. Nëse ai ndihet i lumtur në Arabinë Saudite, unë jam i lumtur për të”, tha Fonseca.
“Ka gjëra që nuk meritojnë të humbas kohën time”, vazdhoi ai.
“Këto deklarata janë pjesë e saj. Unë mendoj se njerëzit inteligjentë do ta kuptojnë pse ai e bëri këtë deklaratë”, përfundoi trajneri i Zhegrovës tek Lille.
/GazetaBlic Sport/