Skuadra e Fenerbahces ka barazuar në ndeshjen e sotme në shtëpi në Superligën e Turqisë.
Samsunspor e ka ndalur Fenerbahcen në shtëpi me rezultatin e barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi vendas, Fenerbahce ishte në avantazh me golin e Kahvecit pas 12 minutave lojë.
Megjithatë në pjesën e dytë, super goli i Kilinc barazoi gjithçka.
Fenerbahce mbetet në vendin e parë me 54 pikë, tri më shumë se Galatasaray që ndodhet në vendin e dytë, por me një lojë më pak.
/GazetaBlic Sport