Sporti

Rey Manaj fantastik, shënon dy gola me Sivassporin ndaj Gaziantep

01/21/2024 12:38
nga:E K

Rey Manaj shënon golat e radhës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar po kalon një formë fantastike me Sivassporin.

Dhe sot i kanë mjaftuar tetë minuta për të zhbllokuar duelin shtëpiak të javës së 21-të kundër Gaziantepit.

Sivasspori fitoi në penallti dhe Manaj u tregua i saktë nga pika e bardhë. Vendasit fituan një tjetër penallti në minutën e 15′.

Sërish 26-vjeçari mori përsipër ekzekutimin duke mposhtur për herë të dytë portierin kundërshtar.

Sulmuesi shqiptar është ngjitur në kuotën e 10 golave sezonalë në kampionatin turk, duke ndihmuar Sivassporin me realizimet e tij.

Manaj po zhvillon një sezon shumë të mirë me ekipin turk dhe shpreson që të vazhdojë me performanca pozitive dhe gola.

Në mënyrë që të realizojë ëndrrën e tij të madhe për të marrë një ftesë nga Sylvinho dhe për të luajtur me ekipin kombëtar në Euro 2024.