Daniele De Rossi flet i emocionuar pas fitores në debutim me Romën
Ekipi italian arriti triumfin me rezultatin 2:1 në shtëpi ndaj Hellas Veronës, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Romakët të dy golat i shënuan në pjesën e parë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 19-të, kur shënoi Romelu Lukaku.
Në pjesën e dytë, mysafirët ngushtuan disavantazhin me anë të Folorunsho në të 76-tën minutë.
Pas ndeshjes së tij të parë në krye të “verdhekuqve”, trajneri De Rossi u shpreh se kishtë një përzierie emocionesh.
“Ishte e këndshme, afeksionin e përjetoj çdo ditë në qytet, nuk më kursejnë kurrë. Tani, megjithatë, luaj një rol, kam një rol tjetër, nga njëra anë emocion i madh por nga ana tjetër tension i madh sepse kam një punë për të bërë, falënderova tifozët në fund të ndeshjes sepse ata më brohorisnin gjatë gjithë kohës”-deklaroi trajneri i Roma-s.
Me këtë fitore, Roma grumbullon 32 pikë dhe momentalisht del në pozitën e tetë në klasifikim.