Lajme

18 vjetori i vdekjes së Rugovës, Osmani do bëjë homazhe te varri i tij

01/21/2024 07:22
nga:G B

Sot shënohen 18 vite nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa presidentja Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i tij.

Ndërsa, nga ora 11:00 Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore.

“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes. Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.