Lajme

Bie intensiteti i reshjeve të borës në Dibër

01/20/2024 22:37
nga:Sh R

Ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në qarkun e Dibrës.

Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka kaluar mbi 25 centimetra, ndërsa në zona të thella deri në 60 centimetra

Situata rrugore vijon të jetë e njëjtë, ku rruga e Arbrit vijon të mbahet e bllokuar dhe policia ka devijuar qarkullimin në rrugën e vjetër.

Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë deri në Ostren e më tej i bllokuar. Të bllokuara mbeten rrugët e Njësive Administrative, dhe fshatrat, përveç atyre në afërsi me qytetet ose me rrugën nacionale./abcnews.al