Lajme

Reshjet e borës, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet

01/20/2024 22:30
nga:Sh R

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka reaguar sa i përket motit të keq atjje, duke theksuar se situata është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore.

Sipas kësaj ministrie, ka pasur ndërhyrje në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet kanë krijuar problematika.

“Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika”.

“Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës. Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje”- thuhet në njoftimin e ministrisë./TCh