Lajme

Prokuroria për rastin ku vdiq 18-vjeçari nga të rrahurat: Janë ndaluar dy të mitur

01/20/2024 22:17
nga:Sh R

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se viktima 18-vjeçar i cili vdiq sot në QKUK më 15 janar ishte goditur me shkop nga dy të dyshuar, të cilët janë të mitur.

Sipas prokurorisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa më 15 janar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë lënduar për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë”.

“Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës sot është dërguar në IML për obduksion.