Lajme

Rruga Dollc-Gjakovë vazhdon të sjellë probleme për qytetarët

01/20/2024 22:08
nga:Sh R

E qytetarët në Komunën e Gjakovës ankohen për zvarritjet e punimeve në rrugën Dollc-Gjakovë. Nga Komuna thonë se kjo rrugë nuk do të përfundojë edhe për 3 vjet edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 vjet që kur ka filluar realizimi i këtij projekti, rrugë kjo që lidh Gjakovën me Prishtinën.

Duhej të përfundonte për 3 vjet.

Por janë bërë më shumë se 6 e ende punimet në rrugën Dollc-Gjakovë po vazhdojnë.

Rruga që lidh Gjakovën me Prishtinën vazhdon të mbetet problem për qytetarët.

E këtë rrugë e kalon çdo ditë Bamir Rexha.

Udhëtimin e tij e bënë me shpresën që një ditë do të përfundojë kjo rrugë.

Të zhgënjyer për zvarritjen e punimeve në këtë rrugë mbeten gjakovarët.

Madje Muharrem Muhaxhiri shpeshherë rrugën për Prishtinë e bënë nga Prizreni.

E në pritje thonë se janë edhe komunarët në Gjakovë.

E Durim Halilaj nga Drejtoria e Financave thonë se në bazë të buxhetit që është miratuar për vitin 2024, kjo rrugë nuk do të përfundojë edhe për 3 vjet.

Në një përgjigje për televizionin nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se punimet do të rifillojnë me krijimin e kushteve atmosferike.

Për këtë projekt ministri Liburn Aliu ishte shprehur se e kanë trashëguar nga qeverisjet e kaluara me shumë probleme.