Lajme

Vuçiq për gjestin e Stojkoviqit në Prekaz: Policia dhe prokuroria ta bëjnë punën e tyre

01/20/2024 19:24
nga:Sh R

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar për herë të parë pasi avokati Çedomir Stojkoviq vendosi lule në varrin e Blerina Jasharit, shtatë-vjeçares nga Prekazi të vrarë në kohën e luftës.

Vuçiq në fakt ka marrë një pyetje të tmerrshme nga gazetarët atje, të cilët i thanë se a duhet të arrestohet Stojkoviq.

Vuçiq iu përgjigj se arrestimet në Serbi nuk bëhen nga presidenti, por gjithsesi i ftoi policinë dhe prokurorinë ta bëjnë punën e tyre.

“Ne jetojmë në një vend demokratik ku presidenti nuk është organi përgjegjës për arrestimin apo ndjekjen penale, kjo varet nga prokurorët në vendin tonë. E dini, ne e ndryshuam atë sistem disa vite më parë. Është turp me të cilin ai (Çedomir Stojkoviq) do të jetojë gjatë gjithë jetës së tij. Sigurisht që i takon prokurorëve dhe policisë të bëjnë punën e tyre”, ka pohuar Vuçiq nga Davosi i Zvicrës