Haki Abazi, ish-deputet i pushtetit e ka kritikuar Qeverinë se në tre vjet nuk e ka përfunduar asnjë rrugë rajonale.
Abazi ka shkruar se disa rrugë nuk janë kryer e disa të tjera janë “copë-copë”.
“Mbi 80 të vdekur në aksidente me fatalitet gjatë vitit 2023. Korrupcion masiv në marrjen e patent shoferëve!”, ka shkruar Abazi në Facebook.