Lajme

Shkon në pesë numri i të vrarëve nga sulmi izraelit në Damask

01/20/2024 17:53
nga:Sh R

Mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmi izraelit në Damask është rritur në pesë.

Garda Revolucionare e Iranit thotë se një anëtar i pestë i radhëve të tyre ka vdekur pasi u plagos në sulmin në kryeqytetin sirian, shkruan Sky News.

Në mesin e të vrarëve mësohet se është edhe kreu i njësisë së informacionit të forcës.